Emision · 24 tetor 2024
Terminal, e martë në 21:00
Podcasti i teknologjisë dhe i sipërmarrjes, në FM dhe në Spotify. Mysafirë nga biznesi, shkenca dhe qyteti.
Terminal është prodhim i Radio Urban FM dhe Innovation Centre Kosovo. Çdo episod është një bisedë e gjatë, jo një kronikë lajmesh.
Temat kalojnë te sektori i teknologjisë, startup-et, roli i diasporës, profesionet në TIK dhe historitë e njerëzve që kanë ndërtuar diçka në Kosovë.
Në sezonet e publikuara kanë kaluar, mes të tjerëve, Visar Dobroshi, Linda Shala, Agron Demi, Teuta Sahatqija dhe Milaim Rushiti. Emisioni transmetohet të martën nga ora 21:00, në 103.5 dhe 105.5.
Episodet mbeten në Spotify pasi del nga antena.
